Ballkan Ligë, Peja regjistron fitoren e parë

Autor: G.Sylaj

03 Dhj 2013

Ballkan Ligë, Peja regjistron fitoren e parë
Pas pesë ndeshjeve në Ballkan Ligë me humbje, Peja ka gjetur rrugën e fitoreve, teksa në Karagaq i ka mposhtur Rumunët e Craiovas.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Palestrën Karagaq, Pejanët kanë regjistruar edhe fitoren e parë në Ballkan Ligë.

Viktima e parë e Pejanëve doli të jetë skuadra Rumune Craiova, e cila u mposht me rezultat 80-65.

Pejanët dominuan ndeshjen në përgjithësi dhe pjesën e parë e fituan me rezultat 41-28. Gjithashtu edhe dy çerekët e fundit nuk ndryshuan epilogun e takimit, pasi Peja arriti fitoren, pas së cilës ka 6 pikë. 

Më të dalluarit e ndeshjes ishin: Samir Shaptahu, Gerti Shima, Fredy House dhe Drilon Hajrizi /veqsport.com

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook