Për herë të dytë radhazi, Los Angeles Galaxy është ekipi kampion i Major League Soccer. Ekipi kalifornian mundi 3-1 në finale rivalët e Houston Dynamo me gola të Gonzalez 60’, Donovan 65’, (pen), Keane 90’ (pen.) ndërsa Carr realizoi golin e vetëm për kundërshtarët.
Pavarësisht një nisjeje të dobët, LA Galaxy arriti të marrë kontrollin e ndeshjes gjatë pjesës së dytë ku dhe përmbysi golin e Carr me një ndeshje mjaft të mirë edhe të ish reprezentuesit Anglez David Beckham.
Për këtë të fundit ishte ndeshja e lamtumirës dhe e ndarjes me ekipin amerikan pas 5 sezonesh të luajtura, por ky sukses i dha mundësinë mesfushorit dhe LA Galaxy për një “happy-end” mes tyre.
Pavarësisht se është 37 vjec, Beckham deklaroi se ndihet ende i ri për të luajtur dhe luftuar për tituj të tjerë të rëndësishëm me një ekip tjetër. Ish lojtari i Man. United falënderoi tifozët dhe klubin për gjithçka kanë bërë në 5 vjet bashkëpunim mes tyre.
Me LA Galaxy, David Beckham ka realizuar 18 gola në 98 takime ndërsa sezonin e kaluar ekipi i tij u shpall kampion.
Source: SuperSport
Koha: 02 Dhj 2012
Shpërndaj