Mourinho: "Dihet se kush e fiton Topin e Artë".

Autor:

05 Dhj 2012

Mourinho: "Dihet se kush e fiton Topin e Artë".
Trajneri Mourinho pas ndeshjes fantastike të luajtur mbrëmë ndaj Ajaxit, ka përgëzuar ekipin. Në veçanti ai ka folur për talentet e klubit madrilen, Moratan dhe Callejonin, duke folur me superlativa të larta për secilin. "Morata është padiskutim lojtar i ekipit të parë, sipas meje. Atë e aktivizova si lojtar të rangut Kaka apo Higuain, sepse në listë si i tillë është." - u shpreh portugezi.

Ndërkohë, Mourinho u pyet edhe për çështjen e Topit të Artë, sepse aty u rreh mendja gazetarëve. Epo, në fakt, siç duket nga komentet e "Special One", kjo nuk është ndonjë çështje me merak prej tij, sepse "Topi i Artë është caktuar". 

Kështu shprehet trajneri madrilen, kur thotë: "Unë dhe të gjithë e dimë kush e fiton Topin e Artë. Kur sheh gjithë këto koka të futbollit botëror që bëjnë fushatë për kë të duan, është e natyrshme. Unë e kam dhënë votën time dhe e dini për kë po flas."

Sinjal i qartë nga tekniku portugez, që i tregon të gjithëve se vetëm Ronaldo e meriton çmimin e "Futbollistit më të Mirë".

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook