Barcelona është e kënaqur me rinovimin e Messit

Autor: L.Lecaj

08 Shk 2013

Barcelona është e kënaqur me rinovimin e Messit
Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka deklaruar se e gjithë skuadra e Barcelonës është e kënaqur me rinovimin e kontratës së Lionel Messit me klubin katalonas.

Futbollisti më i mirë në botë dje zyrtarisht ka firmosur kontratën e re me Barçën e cila do ta mbajë argjentinasin në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2018. “Lajmi për rinovimin e kontratës së Messit është i madh për ne dhe tifozët e skuadrës, sepse me ne do të jetë lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Alba.

“Në të kaluarën isha kundërshtar i tij, por tani unë jam këtu dhe jam i lumtur që e kam bashkëlojtar atë”, tha reprezentuesi spanjoll.

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook