Arsenali interesohet për Alvesin

Autor:

13 Shk 2013

Arsenali interesohet për Alvesin
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Barcelonës, brazilianit Dani Alves, përcjell "The Sun" të martën.

Sipas gazetës angleze, 29-vjeçari shihet si zëvendësim për francezin Bacary Sagna, i cili në fund të këtij edicioni pritet t'i bashkohet PSG-së. Alves kohët e fundit po ka probleme me drejtuesit e Barcelonës, të cilët janë të gatshëm ta lirojnë brazilianin nëse marrin një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh. 

Alves ka kohë që monitorohet edhe nga skuadra tjetër angleze Manchester City, e cila para fillimit të këtij edicioni pati ofruar 15 milionë euro dëmshpërblim.

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook