Video: Chelsea gjysmëfinalisti i parë

Autor: B.Haxhijaha

11 Pri 2013

Video: Chelsea gjysmëfinalisti i parë
Chelsea është skaudra e parë që ka siguruar biletën për në gjysmëfinalen e Europa Ligës, kjo falë rezultatit pozitiv edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale përballë rusëve të Rubin Kazan.

Chelsea kishte epërsinë prej 3-1 në Stamford Bridge ndërsa humbu në rusi 3-2 por që rezultati i përgjithshëm kualifikon londinezët.

Chelsea arriti të kaloj e para në epërsi pas një gabimit të portjerit vendas e që u shfrytëzua mjaft mirë nga El Nino Torres në minutën e 5' të takimit.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit rikthehen në lojë me Marcanon në minutën e 51' të takimit ndërsa goli i Moses në minutën e 55' prishi gjithqka për vendasit.

Super talenti Karadeniz barazoi rezultatin në 2-2 ndërsa Nacho nga pika e bardhë në minutën e 75' kaloi në epërsi vendasit.

Rezultati i përgjithshëm në fund Rubin Kazan 4-5 Chelsea.

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook