Të paprekshmit e Real Madridit

Autor: B.Haxhijaha

03 Maj 2013

Të paprekshmit e Real Madridit
Pas përfundimit të stinorit, Real Madrid pritet të bëj shumë ndryshime në skuadër duke filluar që nga trajneri e deri tek lojtarët nga të gjitha pozitat.

Por, të paprekshmit duket se janë këta: Iker, Diego Lopez, Sergio Ramos, Varane, Xabi Alonso, Khedira, Modric, Ozil, Cristiano Ronaldo dhe Benzema të cilët do e udhëheqin Madridin së bashku me blerjet e reja në sezonin 2013-2014.

Portieri më i mirë në botë Casillas, tashmë pa Mourinhon, do të përballet me të sapo transferuarin Diego Lopez, i cili ka fituar me mund e vlera një vend ne porten e Realit këto muajt e fundit.

Varane dhe Ramos do te jene dy shtyllat e mbrojtjes edhe per nje sezon tjeter. Varane eshte bere i zoti i vetes te Real Madrid dhe klubi nuk do t lere te shkoje asgjekundi.

Në mesfushë Xabi Alonso, Khedira, Modric dhe Ozil do te vazhdojnë të jenë të palëkundshëm. 

Sigurisht Cristiano dhe Benzema janë të patransferueshëm. Edhe pse rinovimi i kontratës së portugezit është ende midis negociatash, ai mbetet lojtari më i mirë i klubit për dekada te tëra.

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook