Parashikim: Brazil vs Spanjë

Autor: B.Haxhijaha

29 Qer 2013

Parashikim: Brazil vs Spanjë
Të gjithë sytë janë drejt sfidës të së dieles, ku në finalen e Kupës së Konfederatave vihen përballë dy super kombëtare Brazili dhe Spanja.

Takimi i zjarrtë do të fillojë në orën 00:00 me orën tonë lokale ndërsa do të zhvillohet në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro.

Brazili nuk ka probleme me lëndime dhe pritet të fus në lojë formacionin e njejtë që luajti në gjysmëfinale përtballë Uruguajit.

Trajneri i Selecaos Scolari ka luajtur me të njejtin formacion 3 në 4 ndeshjet e zhvilluara deri më tani dhe nuk pritet ndonjë ndryshim as në këtë finale.

Edhe Spanja në anën tjetër ka skuadrën e plotë, me Fabregasin dhe Soldadon të dy të rikthyer nga problemet muskulare.

Brazil: 
César
Alves • Silva • Luiz • Marcelo
Paulinho • Gustavo
Hulk • Oscar • Neymar
Fred

Spanje:
Casillas
Arbeloa • Piqué • Ramos • Alba
Xavi • Busquets • Fàbregas
Pedro • Soldado • Iniesta

Parashikim:
Brazil 3-2 Spanje

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook