Speciale: 10 lojtarët më të vlerësuar në botë

Autor:

12 Kor 2013

Speciale: 10 lojtarët më të vlerësuar në botë
Teksa spekulimet gjatë kësaj merkatoje verore nuk janë duke u ndalur, veqsport ka vendosur që të largojë paksa vëmendjen rreth këtyre lajmeve, duke sjellur një analizë dhe një listë të lojtarëve më që mund të jenë më të shtrenjtë në botë njëkohësisht më të vlerësuar, ku gjithashtu shtjellohet arsyeja se pse ata janë në këtë listë, duke mos lënë hapësirë për paqartësira dhe ndonjë kundërshtim.

Bota e futbollit modern, aktualisht është duke sjellur emra të mëdha të futbollistëve, të cilët gjithashtu pasohen me një cmim shumë të lartë, teksa më poshtë keni listën prej 10 lojtarëve të cilët janë duke shkëlqyer për momentin, dhe mund të jenë lojtarët më të shtrenjtë për shkak se janë më të vlerësuar në botë.

Lista

10- Mario Gotze

Superylli gjerman, Mario Gotze kaloi gjatë kësaj vere nga Dortmundi te rivali i tyre Bayern Munich për një cmim mjaftë të lartë, ku besohet të jetë një politik e fshehur e dy klubeve. Sidoqoftë duke marrë parasysh moshën dhe formën aktuale të lojtarit, nëse ai eventualisht do ndërronte përsëri klub, do ta bënte atë për një cmim shumë të lartë. Ai është duke u vlerësuar shumë në botën e futbollit, dhe kjo e bën atë njërin ndër talentët më premtues të së ardhmes, i cili do zëvendësojë emrat aktual që janë në maje të këtij sporti.

9- Luis Suarez

Për momentin Suarez mund të mos jetë në këtë listë duke parë, gjërat dhe sjelljet kontraverse që është duke i bërë te klubi i tij aktual. Sidoqoftë duke shikuar formën dhe golat e tij, ai me pak përmirësim mund të rriste edhe më shumë qmimin e vet. Gjithashtu këtu ndikon edhe klubi, pasi Liverpooli tashmë e sa vite nuk është duke marrë fare pjesë në garën e Ligës së Kampionëve, që është njëra ndër arsye, për ‘Nënvlerësimin’ e lojtarit. Për fansat e ndonjë klubi, Luis Suarez është shumë i urryer, por ai vlerësohet shumë nga analistët dhe ekspertët e futbollit, pasi është i vetëm që e mban të ‘gjallë’ Liverpoolin.

8- Sergio Aguero

Sergio Aguero është njëri ndër lojtarët me profil më të lartë në botë. Ai është tepër i qartë në qendrën e sulmit, dhe një finalizues perfekt. Ai ka forcë të kombinuara, duke e bërë atë njërin ndër lojtarët që ka vlera ët mëdha. Vlera e Agueros është rritur dukshëm që nga transferimi i tij te Manchester City, sidomos pas golit që i dha titullin e Premier Leagues klubit të tij sezonin e fundit, me golin vendimtar që shënoi në ndeshjen ndaj QPR.

7- Andres Iniesta

Barcelona as që ka mendua ndonjëherë deri tani shitjen e ikonës së klubit, Andres Iniestën. Sidoqoftë, nëse rastësisht ai del në merkato, padyshim që do të ishte mesfushori më i shtrenjtë në botë, dhe njëri ndër lojtarët më të shtrenjtë. Ndoshta do befasoheni që Iniesta është në vendin e 7 në këtë listë, por këtu ndikon edhe mosha, pasi Iniesta ka disa vite që qëndron në top-formë, dhe nuk mund të arrijë që një gjë të tillë ta bëjë edhe në vitet në vazhdim.

6- Edinson Cavani

Të kesh një formë të lartë në një skuadër jo shumë të madhe, nuk është një gjë e lehtë, por nuk mendon të njëjtën gjë Edinson Cavani i cili ka shkëlqyer në vitet e fundit me Napolin, duke mos harruar këtu edhe me kombëtaren e Uruguait. Cavani është njëri ndër lojtarët më të shtrenjtë në botë, duke marrë parasysh edhe kokëfortësinë që ka presidenti i Napolit De Laurentiis. Ai mund të largohet nga Napoli për një shumë më të madhe se 65 milionë euro.

5- Radamel Falcao

Në momentin që klubi francez, Monaco transferoi sulmuesin, Radamel Falcao, atëherë ajo menjëherë ka marrë emrin si ndër klubet më të forta në botë. Të transferosh një lojtar i cili është shumë i vlerësuar në botën e futbollit, duke marrë parasysh këtu edhe interesimin e madh që kanë shprehur klubet tjera për shërbimet e lojtarit. Falcao gjithashtu është edhe njëri ndër lojtarët më të shtrenjtë në botë.

4- Gareth Bale

Forma që është duke treguar ky lojtar me klubin aktual Tottenham, e ka bërë atë njërin ndër lojtarët më të vlerësuar në botë, duke mos harruar edhe cmimin e tij në merkato, i cili është shumë i lartë. Real Madridi ka muaj të tërë që është duke u interesuar për uellsianin, por pothuajse e ka të pamundur të nënshkruajë me të duke marrë parasysh vlerimin dhe cmimin e lojtarit, të cilët janë shumë të mëdha. Sidoqoftë, këto gjëra mund të ishin edhe më të larta, ashtu si me Suarezin, nësa këta dy lojtarë do të luanin në LIgën e Kampionëve.

3- Neymar

Neymar shihet si njëri ndër talentët më të mëdha në botë. Forma që ka kaluar te Santos disa vite të fundit, dhe së fundmi shkëlqimin që ka bërë në Kupën e Konfederatave, e ka bërë atë si njërin ndër lojtarit më të vlerësuar në botë, dhe më profitabil. Nëse ai e vazhdon këtë formë me Barcelonën, atëherë atij padyshim që do i rritej shumë vlera, dhe pse mos të ishte lojtari më i vlerësuar në botë.

2- Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo natyrisht që nuk është emër befasi në këtë listë. Ronaldo ka disa vite rradhazi që llogaritet si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, pse jo më i miri, pas Messit. Ai ka gjithcka që i duhet një futbollisti, teksa forma dhe golat që ka shënuar te Real Madridi në disa vitet e fundit, sidomos nën drejtimin e Mourinhos, e ka bërë atë mjaftë të vlerësueshëm. Klubi që do transferimin e Ronaldos, ku më shumë janë duke u përmendur Manchester United dhe Manchester City, duhet t’i nxejnë mjaftë xhepat e tyre.

1- Lionel Messi

Natyrisht që Messi nuk është aspak befasi në këtë listë. AJo që ka bërë Messi deri tani me futbollin do të futet në histori, dhe të jesh në maje të kësaj liste të thjeshtë, është shumë normale. Messi është lojtari padyshim më i mirë në botë, dhe meriton të jetë numër 1 në këtë listë, të formuar nga ne. Ai ka fituar gjithcka si me Barcelonën ashtu edhe në cmime personale, dhe është shumë normal të jetë lojtari më i vlerësuar në botën e futbollit gjithashtu dhe më i shtrenjtë. Ai duket se nuk ka fare klauzolë, apo klauzola e tij mund të jetë jashtë normave të futbollit.

Cka mendoni për këtë listë? Do bënit ndonjë ndryshim? Shprehuni në hapësirën për komente…

Komentet

Vërejtje

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Veqsport". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

VeqSport në Facebook